Engin Altan Düzyatan: “Më pëlqen të dal nga zona e rehatisë, nuk dua të përsëris veten”

Showbiz

Aktori  i cili  preku zemrat e shikuesve portretizimin e personazhit të Mehemetit në filmin ‘Violina e babait tim’, ka rrëfyer ditët e fundit  se i pëlqen të interpretojë karaktere të cilët nuk ngjasojnë dhe ka cituar se i pëlqen të dali vazhdimisht pak nga zona e rehatisë. “Ende nuk ka ardhur koha të them: Më lër të qëndroj në zonën time të rehatisë që të mos përballem me kritika, kam mjaftueshëm kohë për të arritur deri aty”, ka treguar aktori i famshëm në një intervistë të fundit ku foli për raportin e tij me personazhet që cilët ai interpreton, qofshin ata në filma apo seriale.

Düzyatan tregoi se projekti i fundit për të cilin kalon shumë kohë në sheshxhirim është një  film i cili ndërthurr aventurën dhe elementet komik, në të cilin ai ndan sheshxhirimin me kolegen Melisa Şenolsun. Duke folur për këtë projekt dhe personazhin e tij të radhës ai tha: “Personazhi im i ri zhvillohet brenda një filmi të një stili tjetër dhe pritet të tërheqë adhuruesit e postapokaliptikës interpretoj një personazh që siç thashë ndryshon nga rolet e mia të mëparshme“. Duke treguar se xhirimet për projektin e ri po realizohen në Bodrum,  Düzyatan pohoi se ndihet gjithmonë si një nxënës që mëson gjëra të reja dhe vazhdimisht preferon t’i largohet asaj që ka mësuar më herët. “Kur mësoj diçka të re, ndjej se rritem profesionalisht. Unë nuk qëndroj në vend. Kjo më shërben së pari mua,  por nuk e lodh as publikun duke më parë gjhithmonë njësoj në cilësitë e karaktereve të ngjashme“, përfundoi aktori deklaratën e tij. Kujtojmë se një nga serialet më të dashura dhe ende të paharrueshme në të cilin aktori ka interptretuar në rol kryesor, është ‘Fundi’, ku ai ndau sheshxhirimin me emra të njohur si Nehir Erdoğan, Serenay Sarikaya e Berrak Tüzünataç.