Engin Düzyatan ishte ndër aktorët që kontribuan në shërimin e plagëve të fatkeqësisë së tërmetit. Aktori ka dhuruar 200 mijë lira turke për ‘AFAD’, njërën prej shoqatave vullnetare të cilat u angazhuan me mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu, përmes një viomesazhi të postuar në llogarinë e tij në Instagram, aktori dha informacione të cilat i kishte shoqëruar edhe me titra anglisht, ku sqaronte situatën e momentit dhe i kushtonte vëmendjen e tij kryesisht, anës psikologjike, dhe shkollimit fëmijëve në vijimësi. Këtë videomesazh, aktori e shoqëronte me mbishkrimin: “Ne shikojmë si plagët e shkaktuara dhembin akoma… Fëmijët tanë të prekur nga fatkeqësia po vuajnë aq shumë. Aktualisht, 2172 shkolla kanë marrë 23 mijë nxënës. Ne mund t’i ndihmojmë fëmijët tanë ta vazhdojnë jetën e tyre aty ku e lanë.”
Në përfundim të shënimit bashkëshoqërues të videos, aktori kishte orientuar ndjekësit, ku mund të merrnin informacion të detajuar dhe mënyrën se si mund të ndihmonin në këtë drejtim.