Pas një marrëdhënie 18 vjeçare, Eneda Tarifa është ndarë nga bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja. Ata kanë dy vite të divorcuar por me sa duket vijojnë të kenë një marrëdhënie të paqtë dhe të shëndetshme për hir të vajzës së tyre, Arias.
Aria si të gjithë fëmijët e tjerë, këtë shtator është ulur në bankat e shkollës dhe prindërit e kanë shoqëruar. Ata kanë bërë edhe një fotografi si kujtim, të cilën nuk kanë nguruar t’a publikojnë në rrjete sociale.