Emisioni i shumë pëlqyer dhe i ndjekur nga të gjithë “3shat” është kthyer në burimin më të mirë për të mësuar shumë gjëra të pazbuluara më parë nga vip-at shqiptarë. Një ndër të ftuarat në emisionin e tyre ishte dhe këngëtarja Eneda Tarifa.
Pasi kaluan nga njëra rubrikë në tjetrën erdhi momenti i makinës së vërtetës. Aty ku pyetjet pikante të Borës na japin informacion për çdo gjë që duam të dimë rreth të ftuarit. E pyetur nëse po mendon një martesë të dytë, ajo u përgjigj se do të martohej sërish kur të gjente personin e duhur.
Ndërkohë ka folur edhe për marrëdhënien e saj me të bijën, duke i kërkuar edhe falje publikisht. Kjo sepse ndodh që ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme, nervat dhe streset e punës këngëtarja ia shkarkon vajzës së saj, Arias.
‘Ndodh, por e marr dhe ja shpjegoj, madje shpesh i kërkoj dhe falje. Unë di të them më fal. Vajzës i kërkoj shpesh falje’, tha Eneda e emocionuar.