Ëndrra e madhe e Barış Arduç po bëhet realitet!

Showbiz

Aktori i njohur Barış Arduç është shprehur shumë i emocionuar për filmin e animuar për të cilin po punon prej 4-5 vitesh. Arduç do të ndaj rolin kryesor  me Hande Erçel në filmin “Leave it to the Wind”, me regji të Engin Erden. Arduç sapo ka filluar xhirimet e skenave ashtu si1# ishte bërë e ditur më parë në Çeşme.

Duke folur për revistën ‘Lofficiel Arabia’, Arduç tregoi: “Do të xhirohet në një lokacion ku normalisht kalojmë pushimet dhe mendoj se do të jetë një eksperiencë interesante për mua teksa mund të jem me familjen time atyl, ata duke pushuar, ndërsa unë do t’ju bashkohem atyre menjëherë pas përfundimit të xhirimeve”.

Duke shpjeguar për revistën një nga ëndrrat e tij më të mëdha, të ishte zërii një personazhi në një film të animuar, aktori nënvizoi : “Është fjala për një film të animuar shumë të dashur për fëmijët, jam i lumtur që më në fund qëllimi im do finalizohet dhe unë do jap sigurisht më të mirën time. Kam punuar shumë për këtë ditë,  prej 4-5 vitesh kam shkruar vetë skenarin duke ja përshtatur atë personazheve.

Mendoj se do të shfaqet para publikut në vitin 2026 pasi të kenë përfunduar të gjitha përgatitjet për ta prezantuar atë para publikut. Përfundimi i këtij projekti më motivon veçanërisht.” Të qenit një film i animuar na jep mundësinë të zgjerojmë, ndriçojmë dhe transformojmë imagjinatën tonë në diçka krejtësisht të ndryshme teksa tregojmë për një botë surreale. Unë jam shumë kurioz se si gjërat që dalin nga mendja ime do të shfaqen si animacion.” Kjo intervistë ka zgjuar interes të madh te fansat e aktorit dhe ka bërë që publiku të pres me padurim që Barış Arduç të prezantoj filmat e tij të rinj përmes një larmishmërie projektesh në animacion.