Ëndrra e Jennifer Lopez është diçka që ne e bëjmë përditë

Showbiz

Jennifer Lopez është një prej yjeve të përfshirë në numrin prestigjoz që Vanity Fair e publikon çdo vit. Në rrëfimin e saj, Lopez tregon dhe për zgjedhjet që i duhet të bëjë në të ardhmen për sa i përket karrierës dhe faktit që ëndrron për zhvendosjen në destinacione të largëta dhe mundësinë e konsumimit të karbohidrateve.

“Më pyesin për të ardhmen dhe këtë e lidhin gjithmonë me karrierën. Por nëse mendoj për listën e gjërave që duhet të bëj, është të jetoj sa më larg SHBA-ve. Ndoshta në një qytet të vogël në Itali, apo në pjesën tjetër të botës, në Bali. Të gjej një jetë tjetër, më të thjeshtë dhe organike. Ku mund të shëtis me biçikletë, të blej bukë, të shkoj në shtëpi, ta lyej me reçel e thjesht të ha dhe të pikturoj. Ose të rri në një karrige lëkundëse, me një pamje të bukur përpara, ku ndoshta ka dhe një pemë ulliri që të mund t’i ndjej erën. Kjo është ajo që fantazoj.”