Endrit Mërtiri ka një mesazh për konfliktin Beatrix-Anxhelina!

Showbiz

endri trixa
Përpara pak kohësh u përfol në media se marrëdhënia mes dy kushurirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nuk ishte si më parë. Shkak për këtë gjë u bë fakti që ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe as nuk shkëmbyen urimet e përhershme në festat familjare. Mendohet se një nga arsyet e këtij konflikti është grimieri Ariel, shoku i ngushtë i Anxhelinës të cilin Beatrix donte ta “përdorte” për të korrur sukses jashtë kufijve.

endrit

Pasi Albërie Hadërgjonaj u mundua të na bindë se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë, së fundmi ka reaguar edhe një prej miqve të tyre më të ngushtë, fotografi Endrit Mërtiri. “Këto janë gjëra që i përkasin atyre vetë, as nuk dua të flas për këtë gjë. Por një mesazh ama e kam për njerëzit, sepse ka patur raste që edhe unë kam bërë fjalë me njerëzit e mi të afërt. Ne, edhe me prindërit që kemi në shtëpi, me motrën ose vëllain, na ndodh të zihemi. Kështu që unë jam me këtë idenë:Chill!”