Endri ka tërhequr vëmendjen ditën e sotme me një postim në Instagram, pasi i kërkon falje vajzave shqiptare.
Këngëtari i kërkon falje vajzave, pasi shprehet se ka vënë re që të dashurit e disa prej tyre bëhen xhelozë kur Endri i bën like në Facebook apo në Instagram.
Teksa kërkon ndjesë, këngëtari korçar i kujton vajzave që i repekton dhe i do.
‘E se harrova. Ej do ju kerkoj ndjese shume sinjoritave te dashura, se se fundmi kam vene re shume shume bandilla qe kane te dashura atyre qe une ju bej like ne fcb apo ne insta dhe me shikojne kshu. Jap doreheqjen nga pastertia ime , duke menduar se kur ben nje liken, mire ndihen njerezit . Nuk do ju bej me like , por dieni se I love you agein alllllll ‘ shkruan Endri.