“Ende më kanë mbetur pasoja pas disa muajsh”, – Seda Bakan rrëfen përvojën me Covid-19

Showbiz

Seda Bakan, aktorja e famshme turke, e pranishme në koncertin e këngëtarit Kenan Doullu, nuk ka mundur t`i shpëtojë syrit të kameras, teksa dëfrente e shpenguar.

Në përfundim të koncertit, Seda ka treguar se argëtimi është i domosdoshëm në këtë periudhë të vështirë, që secili prej nesh të arrijë të ruajë kthjelltësinë. Aktorja ka treguar përvojën e saj personale me koronavirusin, duke theksuar se, kur e ka kaluar atë, ka qenë duke ushqyer me gji vogëlushen e saj, dhe nuk ka mundur të ndjekë kurat e nevojshme. Arsye për të cilën vuan edhe sot disa pasoja. Ajo ka treguar se prej tetë muajsh nuk i është rikthyer ende nuhatja, edhe pse ka provuar ta stimulojë atë në mënyra të ndryshme.

Tanimë duket se nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohet mjekut specialist, me shpresën se do të gjejë një zgjidhje. Një tjetër dëshmi kjo në valën e të shumtave që tregojnë pasojat e ndryshme që ka lënë tek individët përballja me koronavirusin.