Encës i pëlqejnë ata që e kopjojnë, e thotë vetë ajo arsyen pse…

Showbiz

encaaaaaaaaaaaaa

Enca vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të ndjekura dhe pëlqyera të momentit. Këngët e saj shpesh janë hite dhe nuk i mungon vëmendja e publikuk në çdo hap të ri që ajo ndërmerr. Të gjithë këtë vëmëndje dhe dashamirësi në publik, Enca pëlqen ta emërojë si influencë. Sipas këngëtares, ajo ka një influencë të konsiderueshme në publik dhe madje tani ka filluar ti pëlqejë kur sheh se edhe e kopjojnë.

Enca

Në InstaStoryn e saj të fundit Enca është shprehur: “Më pëlqen kur shoh vajza të tjera në TV duke më kopjuar deri në detaj. E di që kam influenciale”, ka shkruar ajo. Duke mos përmendur emra, këngëtarja ka lënë të kuptohet se ka tentativa kopjimi nga të tjerët te ajo.