Një pjesë e madhe e personazheve të njohur në botë shkruajnë libra autobiografikë për të ndarë me publikun detaje të pazbuluara më parë nga karriera dhe jeta e tyre personale. Në Shqipëri ky trend nuk është shumë i përhapur, megjithatë ka dhe personazhe që kanë bërë diçka të tillë ose që kanë vendosur të publikojnë së shpejti. Një ndër ta është edhe këngëtarja Enca, e cila shumë shpejt do të sjellë një libër për jetën e saj.
Në fakt këngëtarja nuk e ka shkruar vetë, por një autor shqiptar, të cilit ajo nuk ja ka zbuluar emrin, ka bërë autobiografinë e Encës.“Një libër është shkruar për mua dhe karrierën time nga autori im i preferuar shqiptar. Kur të jetë koha e duhur, do të publikohet”, – ka shkruar Enca. Ajo ka publikuar edhe një video që tregon se libri është gati dhe se do të mbajë emrin e saj, “Enca- dhe ëndërr, dhe guxim dhe triumf”.