Këngëtarja është duke pregatitur klipin e këngës së saj më të rë. E për të realizuar këtë klip, ajo nuk është mjaftuar me djemtë bukuroshë në Tiranë, por ka vendosur të sjellë këtu një model nga Spanja. Kënga e saj më e rë, titullohet “Dua”.
Vetë këngëtarja ka treguar se nuk do të jetë e vetme në xhirime, madje mund të themi se do të jetë në shoqëri shumë të mirë. Modeli spanjoll tashmë ka mbërritur në Tiranë dhe ka filluar punën për këtë klip. Pierluigi Fracassi ka treguar nëpërmjet disa fotove, se xhirimet kanë filluar dhe klipi shumë shpejt do të jetë gati për t’u hedhur në treg.