Veza e famshme që mposhti me numrin e likeve Kylie Jenner, është bërë sensacioni i fundit në Instagram. Disa nga vip-at tashmë kur gatuajnë me vezë nuk ngurojnë ta fotografojnë dhe publikojnë në formë shakaje,. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Enca, por kjo gjë duket se ka acaruar ndjekësen e saj e cila i ka shkruar:
“Kush je ti që mendon se je e bukur si Kylie Jenner?” – shkruan ndjekësja në replik të postimit të Encës. Enca ka vendosur ti kthejë përgjigjen epike dhe aspak modeste: “Mendoj se jam më e bukur!” Ndërkohë këtë gjë këngëtarja ka vendosur ta ndajë me të gjithë ne në Instastory duke kërkuar që jo çdo gjë duhet marrë shumë seriozisht dhe fillimi i vitit kërkon energji më pozitive se ajo e ndjekëses së saj!