Enca: Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, por është më mirë të qash në jaht!

Showbiz

Enca është ndër artistet shqiptare e cila tërheq vëmendje gjithnjë dhe thuajse në çdo paraqitje të saj.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz.
23-vjeçarja së fundmi ka publikuar një fotografi atraktive nga një jaht super luksoz, ndërsa e shoqëron me një mesazh interesant.
“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, por është më mirë të qash në jaht(sidomos kur janë lot gëzimi)”, ka shkruar krahas këtij imazhi artistja shqiptare.
Këtë vit,këngëtarja ka qenë mjaft aktive si në projekte e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore.