Enca ka marrë së fundmi disa ditë pushimi për të festuar ardhjen e 2019-ës dhe për të mbyllur një vit plot suksese. Me aq sa kuptuam ajo nuk ka shkuar shumë larg, por ka vizituar disa qytete në Shqipëri. Në njërën prej këtyre ditëve, Enca ka marrë edhe një vendim personal për të hequr qafe të gjitha kujtimet e vjetra që ka ruajtur deri më tani.
Mënyra që ajo ka zgjedhur është goxha origjinale dhe simbolike. Me një disk memorieje në dorë ajo drejtohet nga deti dhe hedh ‘kujtimet’ në ujë.Nëse disku që ajo ka nxjerrë në video përmban këngë, foto, apo diçka të ngjashme këtë nuk dimë ta themi, por Enca duket se e ka lënë gjithçka jo të mirë të shkojë dhe 2019-a është një fillim i ri për të.