Enca ka publikuar më në fund kënga e re. Prej disa kohësh këngëtarja e njohur kishte paralajmëruar një klip ‘bombë’ dhe ja ku e keni. Projekti i ri titullohet “Jealous” dhe me siguri do të bëjë xhelozë të gjithë meshkujt. Në videoklip Enca shfaqet e veshur mjaft joshëse me animal print. Kënga trajton një histori të përfunduar dashurie, dhe Enca i tregon ish-it çfarë ka humbur.
