Enca Haxhia, përtej projekteve muzikore, mosmarrëveshjeve me Noizy-n, ka zbuluar dhe një detaj interesant. E pyetur rreth të dashurit të saj të parë, ajo ka thënë:
“Ok do ta them shumë seriozisht, po të betohem në Zot kurrë nuk kam pasur një të dashur, kurrë nuk kam qenë në një lidhje. Kjo s’do të thotë që s’kam puthur, s’kam pasur diçka, s’kam pasur njerëz që kam simpatizuar.S’kam qenë asnjëherë në lidhje serioze. Ku të lë kohë për lidhje kjo muzikë, këta producentë, këta fansa.”- ka përfunduar ajo.