Enca dhe Nicki Minaj si dy pika uji!

Showbiz

enca nicki
Në fillim të këtij muaji Enca publikoi këngën e saj të më të re, “Balad”, ku këngëtarja u shfaq shumë më ndryshe nga herët e tjera. E veshur me një fustan në ngjyrë lejla, Enca dukej si një princeshë në një botë përrallash.Ky ‘look’ i këngëtares shqiptare duket se ka frymëzuar edhe reperen me famë botërore, Nicki Minaj.

WhatsApp Image 2019 02 22 at 6.26.11 PM 1

Nicki ka realizuar një video për turin e saj dhe në një pjesë shfaqet e veshur pothuajse njësoj si Enca dhe me të njëjtën skenografi.Këngëtarja shqiptare e ka vënë re këtë detaj dhe menjëherë ka komentuar në profilin e ‘Instagram-it’ të Minaj.

WhatsApp Image 2019 02 22 at 6.26.12 PM

Në fakt nuk është hera e parë që shohim se si artistet me famë botërore huazojnë diçka nga ato shqiptare. Ndoshta e gjitha kjo është thjesht një rastësi, por duhet pranuar se në këtë rast Enca dhe Nicki janë vërtet shumë të ngjashme me njëra-tjetrën.

WhatsApp Image 2019 02 22 at 6.26.10 PM e1550865952806