Përveç aktores Meryem Uzerly dhe Pinar Deniz edhe aktorë të tjerë morën pjesë në Festivalin e 77-të të Filmit në Kanë dhe në disa aktivitete të tjera të zhvilluara në qytet.
Şükrü Özyıldız dhe e dashura e tij Sibil Çetinkaya i shtuan shkëlqimin mbrëmjes teksa pasqyruan edhe lumturinë e lidhjes së tyre të dashurisë.
Edhe Wilma Elles, bukuroshja e cila na kujton Krolinën në serialin ‘Koha kalon’, ishte e pranishme dhe binte në sy për elegancën e saj me fustanin e gjatë dhe të çarë në anën e majtë.
Nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje as Birçe Akalay e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale emocione nga çastet pak para mbrëmjes tepër të rëndësishme për shumë aktorë me famë botërore.
Gjithashtu Hande Erçel ka përshëndetur nga Kana me këtë foto: