Emina Cunmulaj ka sjellë në jetë vajzën e dytë Mia Soraya Nazarian. Shumë e lumtur që më në fund pritjes së ëmbël i erdhi fundi, supermodelja ka treguar emrin dhe detajet e tjera të lindjes, krahas fotos së parë të vogëlushes. Ndërsa vajza e saj e parë quhet Ella Faria.
Ajo bashkë me bashkëshortin Sam Nazarian kanë vendosur që vajzat të kenë emrat e nënave të tyre. Përkatësisht Faria është emri i nënës së Eminës, ndërsa Soraya emri i nënës së Sam. Mesa duket çifti ka pasur shumë dëshirë që emrat e vajzave të kenë një kuptim të veçantë për të dy dhe ja kanë arritur më së miri.