Cristiano Ronaldo është jo vetëm një ndër futbollistët më të suksesshëm, por edhe ndër më të pasurit.
Mirëpo, ai nuk ka qenë gjithmonë i tillë. Futbollisti e ka treguar më herët se fëmijëria e tij ka qenë e vështirë dhe se shumë herë nuk ka pasur për të ngrënë.
Gjatë një interviste, Ronaldo ka rrëfyer se dikur i lutej punojëseve të McDonald’s që t’i jepnin një vakt falas dhe ato e bënin. Ylli i futbollit i kujton mirë sot Ednën dhe dy vajzat e tjera, të cilat e ndihmuan në kohën më të vështirë. Për këtë arsye, ai po i kërkon ngado, veçanërisht Ednën, për t’i shpërblyer.
Ai rrëfen se i ka kërkuar për një kohë të gjatë dhe s’ka mundur t’i gjejë, ndaj shpreson që kjo intervistë ta ndihmojë.
“Dua t’i ftoj atë dhe gratë e tjera në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë.”- u shpreh Ronaldo.