Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj është një emër i njohur tashmë në showbizin shqiptar. Ai është përfoluer edhe më tepër pas lidhjes me Eni Koçin, pasi çdo aktivitet apo postim i tyre bëhet lajm.
Sot ai ka ndarë me të gjithë një postim shumë emocionues, ku në duar mban një pashaportë shqiptare dhe shkruan:
“Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti.
Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme.
Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise.”