Emma Roberts mirëpriti fëmijën e saj të parë bashkë me bashkëshortin, Garret Hedlund, në fund të vitit të kaluar.
Aktorja 29-vjeçare ka publikuar së fundmi foton e parë me djalin në krahë, teksa ka zbuluar edhe emrin e tij: Rhodes Robert.
“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë që shkëlqen, Rhodes Robert Hedlund”, shkroi aktorja krahas fotos.