Pritjes së ëmbël për Emma Roberts i erdhi fundi. Aktorja dhe këngëtarja e njohur është bërë nënë për herë të parë me 27 dhjetor 2020. Ajo ka sjellë në jetë fëmijën që lindi nga romanca me të dashurin Garret Hedlund, 36-vjeç, sipas “Elle”.
Performuesja ka konfirmuar shtatzëninë në gusht, në një status të publikuar në rrjete sociale. Roberts dhe Hedlund ndërkohë kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin që nga marsi i vitit 2019.
Mbesa e Julia Roberts vuante nga sëmundja e “Endometriozës” dhe për këtë ishte e shqetësuar nëse do mund të kishte fëmijë. Aktorja deklaroi se duhej të ngrinte vezët për t’u siguruar që ajo do të ishte në gjendje të kishte fëmijë në të ardhmen.