Modelja e njohur, Emina Çumulaj, publikon herë pas here në ‘Instagram’, momente të ndryshme nga perditshmëria e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë familjes dhe njerëzve më të dashur.Së fundmi Çunmulaj ka ripublikuar një video në të cilën është etiketuar, mbi të cilën shkruhej: “Kur kushërira vjen në qytet, i bie çiftelisë”. Pas këtij postimi, 34-vjeçarja është shprehur se sapo ka nisur sfidën e çiftelisë, duke etiketuar disa të afërm të tjerë të saj.
Kujtojmë se Emina e ka treguar gjithmonë me shumë krenari prejardhjen dhe vendin në të cilin është rritur e gjithë rrugën që i është dashur të bëjë për të arritur atje ku është sot.Ndonëse pas ardhjes në jetë të vajzës së saj të parë, ajo zgjodhi të shkëputet nga karriera si modele, Çunmulaj mbetet ndër të paktat imazhe shqiptare e cila arriti të ishte në kopertinën e revistës së famshme ‘Vogue’.