Modelja shqiptare është në pritje të ëmbël, për herë të dytë. Ajo ndan thuajse çdo ditë momente nga jeta e saj dhe të veçantat e shtatzanisë. Sot, modelja ka treguar dhuratat e para që ka marrë për bebin që pritet të vijë në jetë.
“Bebi nuk është ende këtu, por unë mezi pres t’ju tregoj dhuratën e parë për të,” ka shkruajtur ajo krahas fotove të postuara. Dhuratat e para janë dy palë pupa të vogla, ngjyrë bezhë. Modelja nuk e ka zbuluar akoma gjininë e bebit të dytë, ndoshta për këtë arsye edhe pupat janë bezhë, për të mos zbuluar përpara kohe detaje të tjera të shtatzanisë.