Emina Cunmulaj është një nga modelet më të suksesshme shqiptare. Fama e saj është ndërkombëtarizuar dhe ajo sot ka agjensinë e saj të modelingut. Një nga ngjarjet më të bujshme të modeles ishte martesa me milionerin iranian, Sam Nazarian. Diferenca e moshës midis tyre është paksa e madhe dhe kjo gjë i ka bërë ndjekësit e saj ta konsiderojnë atë si materialiste. Në fillim Emina u përgjigjej të gjithëve dhe i ofendonte në të njëjtën mënyrë sikurse ata, ndërsa më vonë duke u mësuar dhe përshtatur i injoronte ose bllokonte këta persona nga rrjetet e saj.
Por edhe pse vitet kanë kaluar e për fat të mirë jeta e saj bashkëshortore shkon për mrekulli ku fryt janë dy vajza të mrekullueshme, ka ende disa njerëz që paragjykojnë bashkëshortin e saj. Në postimin e fundit që Emina shfaqet bashkë më Sam në pushimet e tyre dimërore, një komentuese ka lënë këtë koment ironik: “Më falni, ca janë? Babë e bijë apo bashkëshortë?”
Duket se kjo gjë e ka prekur Eminën dhe ajo ja ka kthyer me të njejtën monedhë: “ Po ai që ke ti në foto, gjysh e ke?”.