Emina Çunmulaj, një supermodele e fiksuar pas…

Showbiz

emina garderobe
Ditët e fundit kemi parë shumë nga personazhet e njohur të publikojnë pamje të gardërobës së tyre. Ndoshta disa prej jush janë habitur nga përmasat, pasi në të shumtën e rasteve kanë qenë sa një dhomë. Edhe supermodelja shqiptare, Emina Cunmulaj nuk ka nguruar të na tregojë gardërobën e saj, e cila përveçse është shumë e rregullt dhe e madhe na zbulon fiksimin më të veçantë të saj, këpucët. Nuk është e habitshme që femrat fiksohen shpesh me një ngjyrë, aksesorë, ose diçka tjetër, por fiksimi i Eminës përveçse është i shtrenjtë, padyshim është më i bukuri dhe më femërori. Sigurisht një femër me stil dhe elegancë si ajo ka ditur të zgjedhë mirë. Për më tepër mahnituni nga pamjet!

emina kepuce