Emina Çunmulaj ka arritur të gjejë çelësin e lumturisë për jetën. Vajza e saj Ella Faria është një bekim i madh për të dhe fëmija i dytë që pret me siguri do të jetë një bekim dhe gëzim akoma dhe më i madh në jetë. Në ‘Instagram’-in e saj modelja shqiptare na ka treguar se si ka ecur e gjithë periudha e shtatzënisë për të. Megjithatë ajo nuk ka zbuluar ende një nga detajet më të rëndësishme, gjininë e fëmijës. Në fotografitë që poston ajo ngre gjithmonë dyshime, por gjithçka vazhdon të mbetet mister përsa i përket gjinisë. Edhe ditën e sotme Emina i ka bërë të gjithë fansat e saj konfuzë. Ajo ka postuar një fotografi, në të cilën shihet me disa tullumbace ngjyrë rozë në duar.
Menduat se Ella do të bëhet me motër, por jo Emina ende nuk na e ka zbuluar, e gjitha ishte një sajesë. “Duke festuar javët e fundit të mbetura derisa të njohë fëmijën tim. Këto janë tullumbacet nga ditëlindja e Ellas”, – ka shkruar Emina, duke hedhur poshtë çdo mendim për një vajzë. Por pjesa më e madhe e ndjekësve të saj në ‘Instagram’ thonë se ajo do të lindë djalë, sepse zakonisht poston ngjyrën blu. Megjithatë këto mbeten të gjitha aludime dhe duhet të presim derisa fëmija të vijë në jetë dhe të kuptojmë nëse Ella do të bëhet me një vëlla apo me një motër.