Emina Çunmulaj nderohet me mirënjohje në Pallatin Presidencial

Showbiz

eminaciix545.jpg

Muaj më parë, ajo iu bashkua disa aksioneve humanitare për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Shqipëri. Muajt e verës për Eminën kanë qenë një tour pune me “Fundjavë Ndryshe” ku ka udhëtuar në çdo qytet e fshat të varfër për të parë nga afër mjerimin në të cilin i duhej të jetonin çdo ditë ata njerëz. Ajo u bë pjesë e stafit të kësaj organizate dhe bashkë me ta ka arritur të ndihmojë një numër të konsiderueshëm familjesh.
Për gjithë këtë bamirësi dhe promovim të Shqipërisë, Çunmulaj është nderuar me mirënjohje në Pallatin Presidencial, në Tiranë. Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur ndër të tjerash momentin, kur asaj i dorëzohet çmimi nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi.