Emina Cunmulaj merr vendimin e papritur që çdo nënë e mirëkupton!

Showbiz

emina cun
Emina Çunmulaj është një nga supermodelet shqiptare më të njohura në botë! Veç Kësaj ajo është një mama në karrierë, nënë e dy vajzave të vogla, bën jetë luksoze, por mbi të gjitha nëpërmjet postimeve të saj ajo n aka bërë të kuptojmë sa e thjeshtë është. Megjithatë jo gjithmonë postimet e saj kanë reagime pozitive dhe kështu një person anonim, i fshehur pas një profili fals ka komentuar në mënyrë dashakeqe duke I sharë vajzat e Eminës, duke e bërë këtë të fundit të ndihet keq. Kush është nënë e kupton ndjesinë e mbrojtjes dhe kujdesit, sidomos ndaj fëmijës tënd, ndaj edhe Emina ka “shpërthyer” në mënyrën e saj.Ajo ka reaguar nëpërmjet një videoje ku duket shumë e prekur dhe e zhgënjyer, ndaj dhe ka marrë vendimin për të mbyllur Instagramin.

 640 0 5c9b57c4de898

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”, thotë modelja në video.