Emina Çunmulaj kujton nënën e ndjerë: Më mungon shumë…

Showbiz

Emina Çunmulaj ka rrëfyer shpeshherë se jeta pa nënën e saj ka qenë e vështirë dhe gjithmonë ja ka ndjerë mungesën. Në ditën e nënave ajo ka ndarë me të gjithë disa nga kujtimet më të bukura që ka me mamanë dhe familjen e saj. Emina ka treguar se fotot i ka gjetur në portofolin e nënës së saj, të cilat janë shkrepur rreth 10 vite më parë.
Emina ka publikuar edhe një foto me dy vajzat e saj dhe ka bërë një dedikim shumë emocionues për të ëmën e ndjerë.

“Më mungon shumë nëna ime. Kjo ditë është e mërzitshme dhe e ëmbël për mua. Kanë ndodhur shumë gjëra që kur ti ke ikur, aq shumë sa që ti do ishe krenare të ishe pjesë e saj. E di që ti shikon gjithmonë poshtë për vajzat e mia, vëllezërit dhe motrën time, por më mungon shumë. Pjesa tjetër e mesazhit tim shkon për ty, dikush që është zënë me nënën, lini mbrapa krenarinë, bëhuni kurajozë dhe shkoni i jepni nënës suaj një përqafim, sepse më besoni disa momente nuk do mund të kthehen asnjëherë mbrapsht”, ka shkruar Emina.