Emina Çunmulaj së fundmi është shfaqur shumë në intervista për shkak të angazhimit të saj më të fundit ne Shqipëri, “Fundjavë Ndryshe”. Ajo është tepër aktive në Instagram dhe nuk nguron të ndajë me ndjekësit e saj shumë gjëra nga përditshmëria e saj. Dje, ajo tregoi se ka nje problem me flokët e saj.Floku i gjatë i është kthyer tashmë në lodhje dhe mundim. Të jesh nënë e dy vajzave të vogla kërkon shumë kohë dhe përkushtim ,e duket qartë se kështu ndodh edhe me Eminën përderisa do të evitojë kohën që kërkon mirëmbajtja e flokut të gjatë.
Zgjidhja që Emina ka menduar për këtë “problem” është ti presë. Të gjithë e dimë se floku i shkurtër kërkon shumë profesionalizëm në prerje ndaj dhe Emina e bën të qartë nëpërmjet instastoryt se ajo nuk është duke eksperimentuar dhe provuar ,por kërkon një profesionist për kete lloj prerje.
Nuk e dimë se si do duket Emina me flokë të shkurtra por ajo ishte gati dhe ne mezi presim ndryshimin radikal të saj