Emily Ratajkowski pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të tridhjetetretë . Modelja e njohur përshëndeti fansat me fotot sensuale nga rrjetet sociale në ditën e saj të veçantë. Duke pozuar me bikini shumëngjyrëshe dhe një këmishë të kuqe me kuadrate e mini pantallona të shkurtra edhe një herë tjetër modelja ka shfaqur fizikun e saj perfekt dhe të pandryshuar aspak nga lindja e një fëmije. Në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, ishin të panumërta urimet për të e mes tyre edhe nga miq të famshëm, si Irina Shayk, e shumë të tjerë.
