Filmi më i fundit për të cilin po bisedojnë të gjithë është “Emily in Paris”, një prodhim i krijuesëve të filmit shumë të pëlqyer “Sex and the city”. Emily, e luajtur nga aktorja Lilly Collins, është një vajzë amerikane e cila vendos që të shkojë në Paris për të punuar në një firmë marketingu, për tu treguar atyre perspektivën amerikane të të bërit të gjërave.
Shumë detaje të filmit janë kritikuar nga persona të cilët e kanë parë filmin, duke thënë që janë prezantuar klishetë franceze, gjë e cila nuk u ka pëlqyer shumë francezëve. Shumë francezë janë shprehur të revoltuar duke thënë që francezët nuk bëjnë gjithë ditën ato gjëra të cilat shprehen në film, nuk rrinë gjithë kohën në kafene, dhe të mos flasim për detajet tipike franceze: brioshët, bagetat, veshjet e shtrenjta, pirja e verës që në mëngjes e shumë të tjera. Me të gjitha këto detaje Emily është përballur, por duke i sjellë në mënyrën e saj amerikane.
Një gjë tjetër e cila i ka acaruar francezët është fakti që Emily nuk flet frengjisht, por as nuk përpiqet që ta bëjë këtë gjë. Ajo pret që personazhet të flasin anglisht me të, por nuk e mendon që edhe të tjerët mund të presin të njëjtën gjë me të për gjuhën franceze.
Disa review të ndryshme:
Charles Martin: “Në film ne mësojmë që francezët janë të gjithë të këqinj, që janë përtacë, që arrijnë gjithmonë vonë në punë, që flirtojnë gjithë kohën dhe nuk e kanë shumë konceptin e besnikërisë.”
“Kishim kohë pa parë kaq shumë klishe brenda një filmi që nga episodi parisien i “Gossip Girl” dhe fundit të filmit “Djalli vishet me Prada”.”
Revista Les Inrocks e përshkroi Parisin në film si qytetin jo realistik të Moulin Rouge, Coco Chanel, bagetave dhe Ratatouille.
“Në film francezët tregohen si arrogantë dhe përtacë dhe Emily ështe ajo e cila vjen dhe u tregon njerëzve se si duhet të jetohet. Nuk e kuptoj si francezët pranuan që të luanin në një film të tillë.”