Mbrëmjen e djeshme, Emeli Sande ka performuar në sheshin “Skëndërbej”, si e ftuar speciale e Natës së Bardhë. Megjithatë, para se aktorja të vinte në Tiranë, ajo ka përjetuar një moment aspak të këndshëm. Disa hacker-ë kanë sulmuar një nga llogaritë bankare të aktores duke i vjedhur asaj plot 300 mijë paund. Sipas lajmeve të fundit, ka qenë një kasier në një bankë, ai i cili ka ndarë informacionet e llogarisë së Sande.
Pavarësisht asaj që ndodhi, Emeli Sande dhuroi emocione të bukura për të gjithë fansat e saj nga Shqipëria.