Ema Andrea prej pak kohësh ka nisur një lidhje të re. Aktorja dhe piktori, të dy artistë të mirënjohur në fushat përkatëse, nuk kanë ngurruar ta bëjnë publike dashurinë e tyre.
Së fundmi, ajo është shprehur : “Zemrën e kam plot përherë. Por, është e vërtetë që tani më është shtuar akoma më tepër volumi i zemrës.”
Këto ishin fjalët e aktores, e cila ka treguar se kjo marrëdhënie e ka bërë shumë të lumtur.