Elvana Gjata do të jetë një ndër aktoret kryesore në një film që pritet të vijë së shpejti. Ky projekt është bërë i ditur prej muajsh, megjithatë nuk ka patur kurrë një datë zyrtare të publikimit të tij.
Megjithatë, tashmë që Elvana publikoi projektin e saj të ri muzikor “Tavolina e mërzisë”, mendojmë se është mëse gati të promovojë edhe projektin e saj kinematografik. Këngëtarja është pjesë e një kaste të njohur aktorësh si: Ermal Mamaqi, Koço Devole, Mariana Kondi, Ervin Bejleri, Bujar Asqeriu, Olta Daku, Eglein Laknori etj. Pritshmëritë rreth këtij filmi janë të larta, kështu që s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim publikimin e tij.