Ditën e djeshme u mbajt premiera e komedisë ‘2 Gisht Mjaltë’, me aktorë protagonistë dy personazhe shumë të dashur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.Kjo premierë ka bërë bashkë personazhe publikë shumë të njohur, biznesmenë, por jo vetëm. Në sallë nuk ka munguar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Ka qenë Ermali ai i cili ka hapur eventin duke mbajtur një fjalim falënderues për të gjithë të pranishmit e më pas ka folur Elvana duke zbuluar një nga momentet më të sikletshme gjatë xhirimeve të këtij filmi.Elvana Gjata shtoi se ndihet shumë me fat që ka punuar krah mikut të saj më të mirë dhe ka theksuar se ndër momentet më të sikletshme për të ka qenë puthja në film me shokun e saj të ngushtë.Kujtojmë se miqësia e Ermalit dhe Elvanës ka nisur shumë vite më parë dhe sot ata ndajnë krahë njëri-tjetrin momentet më të suksesshme.