Elvana Gjata tregon pengun që ka ndaj prindërve që prej 2013-s

Showbiz

Ngjarja e rëndë e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe u përfshinë disa të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmeni Ervin Mata, i kushtoi një shkëputje të shkurtër nga jeta artistike dhe publike Elvana Gjatës, mirëpo këngëtarja u kthye më e fortë se kurrë jo vetëm në muzikë, por edhe në ekran.

Por përpos këtyre angazhimeve këngëtarja ka gjetur kohë dhe për familjen me të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ka qenë një status i 6 viteve më parë që e ka rikthyer këngëtaren me një dedikim të ndjerë ku shkruan se sapo kishte hyrë në shtëpi dhe kishte puthur e përqafuar prindërit me lot në sy.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falënderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë”, është shprehur Elvana.