Elvana Gjata për një kohë të gjatë i mungoi tregut muzikor shqiptar, por publikimi i albumit të saj ‘3EP’ e riktheu atë fuqishëm. Përveç se solli një frymë të re muzikore, Elvana erdhi dhe me disa bashkëpunime me peshë. Kënga “Off Guard” me këngëtarin e njohur Ty Dolla Sign rezultoi një sukses dhe me siguri kënga më e fundit, bashkëpunimi me producentin Poo Bear do të rezultojë po njëlloj.
Gjatë dy muajve, maj dhe qershor Elvana do të jetë e pranishme në disa koncerte në Shqipëri, Kosovë, Zvicër dhe Greqi. Ky tur muzikor do të quhet “Kjo jam unë” dhe Elvana e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim: “Më ka marrë malli për ty aq shumë…”.