Elvana Gjata shet biznesin e saj, pak javë pas promovimit madhështor

Showbiz

screenshot 5 1486807662 1274350

Na ka lënë pa fjalë investigimi ynë mbi lëvizjet e fundit të Elvana Gjatës në bizneset e saj jashtë muzikës. A ju kujtohet buja e madhe me të cilën inaguroi pak javë më parë dyqanin e saj “Altar”?
Sipas dokumentave të depozituata në QKR mësohet se Elvana pak ditë më parë e ka shitur këtë biznes. Dhe nuk ka shitur pjesë të aksioneve të saj, por 100% të aksioneve. Siç dihet, dyqani i saj shiste dhe jepte me qira fustane nusesh dhe fustane mbrëmjesh, të dizenjuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Vëmendja që mori ky lloj biznesi, i cili tashmë është shumë i përhapur në Tiranë, dhe preferohet kryesisht nga personazhet VIP, ishte sidomos për faktin se pronare e këtij aktiviteti ishte Elvana Gjata.

Emri i Elvanës i garantonte sukses të plotë këtij brandi të ri në Tiranë. Siç shihet edhe nga ekstraktet e QKRsë, Elvana ka shitur të gjitha aksionet e saj më 24 janar 2017 dhe ky ndryshim është pasqyruar në dokumenta më 8.2.2017. Elvana ishte bërë pronare me letra e këtij biznesi, në gusht të vitit të kaluar, pasi kuotat zotëroheshin nga nëna e saj. Ndërkohë, shitja e kuotave te një vajzë që nuk është familjare e saj, ngre shumë pikëpyetje. Meqenëse Elvana nuk ka dashur asnjëherë të prononcohet për mediat, ne përpiqemi të sigurojmë informacione nga të tjerë. Disa nga shpjegimet që na japin në këtë rast, është se Elvanës i duhet të heqë dorë nga çdo lloj biznesi tjetër, nëse do t’i përkushtohet një karriere ndërkombëtare. Por kjo nuk vlen si arsyetim, pasi aktualisht Elvana ka aksione edhe në dy biznese të tjera, njëri nga të cilët është “Proper Pizza”, ku ka 35% të aksioneve, ndërkohë që Flor Mumajesi ka 51% të aksioneve.

333333333333333

444444444444444444