Elvana Gjata rindez diskutimin e përhershëm: A mund të vishen taka në plazh?

Showbiz

Elvana Gjata e ka bërë një tjetër përshendetje nga Kana për ndjekësit me disa foto nga plazhi i bukur i qytetit. Çështja është se këngëtarja ka ecur në rërë me taka të larta, e kjo nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.“Shumë cute po taka ne plazh, s`e prisja nga ty“, shkruan njëra prej tyre. Në fakt, veshja e takave në plazh, është një temë që nuk ka marrë kurrë një “zgjidhje” konkrete. Shumë vajza parapëlqejnë t’i përdorin, e shumë të tjera as nuk e çojnë ndër mend ta bëjnë këtë gjë.

Megjithatë, përveç takave, këngëtarja ka marrë kritika edhe për ‘luksin e shfrenuar’, sipas ndjekësve. Kjo, pasi Elvana jo vetëm veshi taka në plazh, por ato taka ishin të firmës “Jimmy Choo”, e cila ka çmime marramendëse. Mesa duket, Elvanës nuk i bën përshtypje që sapo ka prishur një palë taka luksoze në det, ose të paktën kështu duket në rrjete sociale.