Elvana Gjata prezanton të fejuarin në koncertin e rezervuar me pak të ftuar

Showbiz

elvanagata

Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata është kthyer në Tiranë për të kënduar sot në mbrëmje në një nga hotelet me emër të kryeqytetit. Artistja ka përgatitur gjithçka për këtë koncert intim, pikërisht në ditëlindjen e saj të 31-të. Sipas organizatorëve, gjatë koncertit do të mbështetet në performancat e saj nga kantautori Pirro Çako.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Ftesat tashmë janë shpërndarë për vetëm 120 të ftuar, ku pritet që të shfaqet në krah të saj, i fejuari i artistes, një biznesmen i njohur në Tiranë. Elvana ka punuar këto kohë për interpretimin “live” të krijimeve të reja, të cilat do të jenë ekskluzive për të ftuarit specialë të kësaj mbrëmjeje “high class” dhe më pas do shfaqen në një televizion.

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Rikthimi në Tiranë pak ditë më parë dhe sinjali i dhënë nga një studio muzikore, ishte dyshimi për projektin e ri të Elvana Gjatës, jo më me një këngë ndërkombëtare, por me një koncert të gjallë në Tiranë. Megjithëse askund dhe asnjëherë nuk i prezanton projektet e saj të reja para se t’i publikojë ato, këtë herë është mësuar më herët se Elvana po përgatitet për këtë koncert recital në Tiranë. Për mbrëmjen e madhe surprizë, të ftuarit do të jenë të përzgjedhur dhe po ashtu, edhe prania e mediave në koncert do të jetë selektive. Në mbrëmje, Elvana do të prezantojë ekskluzivisht edhe këngën e saj të re në gjuhën shqipe, në bashkëpunim me Pirro Çakon. Para pak ditësh Elvana postoi në “Instagramin” me lokacionin Tiranë, duke lënë të nënkuptohej se ishte duke punuar për koncertin e saj surprizë…

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on