Elvana Gjata shumë ndryshe nga vipat e tjerë nuk e ka problen të tregojë pjesëtarët e familjes. Vitin e kaluar ajo u shfaq në një emision televizit bashkë me mamanë e saj. Mami Donika ishte aq e lirshme para kamerave, sa dhe vetë publiku u habit. Mirëpo ndërkohë që mamanë e këngëtares e kemi parë vazhdimisht në rrjetet e saj sociale, për të atin nuk dimë asgjë. Këngëtarja ka vendosur të postojë një video krah për krah babait të saj dhe pavarësisht se zgjat pak sekonda, nuk mund të mos vëmë re ngjashmërinë e madhe mes tyre, ku spikat buzëqeshja.
Babai i këngëtares së mirënjohur quhet Fatmir Gjata dhe për rreth 25 vite ka shërbyer si oficer i Forcave të Armatosura. Edhe pse rrjedh nga një familje ushtarakësh në breza, ylli i skenës shqiptare duket se e ka trashëguar pasionin për muzikën pikërisht nga i ati, i cili ka kënduar që fëmijë, sidomos këngët e Celentanos, idhullit të tij.