Elvana Gjata paska ardhur «fshehurazi» në Shqipëri për të dëshmuar!

Showbiz

elvana polici
Ndonëse kanë kaluar javë të tëra nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, sërish vijon të flitet për të. Sepse më shumë se vetë bilanci tragjik, buja më e madhe në lidhje me këtë ngjarje u shkaktua pikërisht nga përfshirja e emrit të këngëtares së njohur Elvana Gjata në të.Me gjithë hamendësimet e ndryshme kohët e fundit, për një largim të befasishëm të artistes drejt Gjermanisë, për arsye shëndetësore siç u raportua ditën e djeshme në media, përmes letrës që Elvana i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, ku shpjegon dhe arsyet e mos prezencës së saj fizike, sot një tjetër lajm i orëve të fundit e rrëzon këtë version të situatës.Prokuroria e Tiranës ka marrë dëshminë e këngëtares Elvana Gjata në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hate. Burimet bëjnë me dije se këngëtarja është përballur me prokurorët e çështjes pak ditë më parë, veprim hetimor që është mbajtur në sekret të plotë.

elvana gjata foto

Këngëtarja Gjata, e fejuara e biznesmenit Ervin Mata, u shpall në kërkim policor pas ngjarjes, pas dyshimeve se një ngacmim drejt saj nga Fabian Gaxha ishte zanafilla e konfliktit që përfundoi me një të vrarë e dy të plagosur. Pyetja e saj në prokurori nuk ishte bërë e mundur me herët për shkak se Gjata largua nga Shqipëria disa orë pas vrasjes.Ajo është kthyer në Shqipëri para një jave përmes aeroportit të Rinasit. Duket se ajo ka pritur të kalonte afati 30 ditor, kohë e nevojshme për shuarjen e urdhrit të kërkimit policor.Sipas burimeve pranë prokurorisë, Gjata është kthyer në Shqipëri përmes Rinasit, duke zgjedhur avionin e një linje që ka prekur pistën në orët e vona të natës. Para prokurorëve Gjata ka dhënë shpjegime për takimin dhe bisedën e konsumuar mes saj dhe të fejuarit Ervin Mata para hyrjes së lokalit pak para ngjarjes. Burimet nuk dhanë detaje për pohimet e këngëtares, por theksuan se ajo është pyetur edhe nëse ka dijeni për konflikte të partnerit të saj Mata, apo për vendndodhjen e tij aktuale.