Ditën e djeshme këngëtarja Elvana Gjata publikoi projektin më të fundit, të titulluar ‘Tavolina e mërzisë’.Ashtu siç ka bërë të ditur vetë Elvana, kjo këngë është realizuar nga kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi, Aida Buraku dhe Darko Dimitrov.Gjata ka zgjedhur të shprehë falenderimin e saj për të gjitha komentet pozitive, me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku ka treguar ndjesitë e para pas publikimit të këngës.
“Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë dhe nuk mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë, njësoj si mua, shijojeni”, shkroi Elvana bashkangjitur me videoklipin i cili është realizuar në natyrë.‘Tavolina e mërzisë’ u publikua disa orë më parë në ‘Youtube’ dhe numëron deri tani gjysmë milioni klikime, duke treguar dhe njëherë suksesin e madh të çdo projekti muzikor që Elvana sjell.