Elon Musk dhe Grimes, e dashura e tij, do të bëhen prindër. Muzikantja foli rreth shtatzënisë në disa postime në Instagram dhe në një intervistë për Vogue. Të martën, ajo konfirmoi se është në javën e 25 dhe se po has vështirësi në “balancimin e punës dhe shtatzënisë.”
“Ka qenë një përvojë e vështirë. Pata ca komplikacione javët e para, një trimestër të dytë normal, por tani po fillon të më dhembë gjithçka. Si kanë qenë përvojat tuaja?
“Mendoj se s’isha përgatitur mjaftueshëm sepse shtatzënia s’diskutohet dhe nuk flitet aq sa duhet. Gjithçka është në rregull, vetëm se e kam më të vështirë të punoj. Mund të shkruaj dhe kam ide të çmendura, por s’bëj dot asgjë fizike.”
Ky është fëmija i parë për Grimes dhe i gjashti për Elon Musk. Ai ka pesë fëmijë me gruan e mëparshme.