Një nga emisionet më të ndjekur në mbarë botën është “Ellen Tv Show”. Shikueshmëria e këtij emisioni ka kapur rekorde të pathyeshme dhe suksesi në gjithë këto vite ka ardhur në rritje. Kontrata e këtij emisioni fantastik mbaron në vitin 2020 dhe ndërsa të gjithë ne mendojmë se do të rinovohet, Ellen surprizon…
Ajo ka treguar se kontrata e emisionit është deri në vitin 2020 dhe nuk është e sigurt nëse do ta rinovojë sërish. Vëllai i saj është përkrahësi më i madh, por bashkëshortja, Portia mendon se ka ardhur koha të tërhiqet. “Portia inatoset me vëllain tim kur më thotë se televizioni ka nevojë për pozitivitetin tim.” – shprehet Ellen. Mirëpo Portia menjëherë e mbrojti mendimin e saj duke thënë se : “Unë mendoj se ajo është një aktore brilante dhe emisioni i rrëmben të gjithë kreativitetin. Ka 1000 gjëra të tjera që ajo mund të bëjë. Mbylljen e emisionit nuk e shoh si fundin e karrierës së saj në televizion”. Ellen tha se do të pëlqente të merrte pjesë në një film.