Ndoshta disa prej jush nuk i mbajnë mend, kurse të tjerë mund të mos kenë parë një të tillë në jetën e tyre, por përpara se telenovelat dhe serialet turke të pushtonin televizionet shqiptare, teleshikuesit shqiptarë ‘’linin kokën’’ për prodhimet latine: ku vendin kryesor e zinin telenovelat e prodhuara në Amerikën Latine.
Nuk ka edhe aq rëndësi nëse nuk mbani mend titujt, jemi shumë të bindur që William Levy-n dhe Elizabeth Gutierrez zor t’i keni harruar. Dy aktorët e njohur, protagonistë në disa prej telenovelave kryesore, i bashkon jo vetëm pasioni për aktrimin dhe fama, por edhe dashuria e familja e tyre e bukur. Të paktën kështu mendonim deri para disa javësh, derisa në shtypin mori dhenë lajmi se çifti i njohur dhe i shumëpërfolur nuk ishin më bashkë. Sipas medieve vendase William ishte i zhytur kokë e këmbë në borxhe dhe telashe me taksat, e si rrjedhojë Elizabeth e kishte braktisur.
Megjithatë gjithçka është një gënjeshtër e shtypit, çifti nuk është në krizë, përkundrazi janë shumë të lumtur bashkë. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet Elizabeth me një foto që ka postuar pak orë më parë në Instagram. Ajo ka uruar bashkëshortin, i cili festoi 39-vjetorin, me një foto ku shfaqen të përqafuar dhe përkrah fotos fillimisht shkroi: “Le të vazhdojmë të festojmë për jetën. Të dua!”. Më pas e fshiu dhe la thjesht një emoji zemër në foton krahas bashkëshortit bukurosh.
Në një foto tjetër, paska të sfumuar, shfaqet William së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshorten që i sjell tortën. ”Fshati që do të duket, s’ka nevojë për kallauz” dy aktorët e njohur janë bashkë e më të dashuruar se kurrë.